Sport21 Shkurt 2022, 21:39

Rei Manaj nuk ndalet, sulmuesi hesht “D’All Ara-n”, një tjetër gol i shënuar në Serinë A nga lojtari shqiptar (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Rei Manaj nuk ndalet, sulmuesi hesht “D’All Ara-n”, një

Rei Manaj nuk ndalet, sulmuesi hesht “D’All Ara-n”, një tjetër gol i shënuar në Serinë A nga lojtari shqiptar (Video)

Rei Manaj padyshim është një prej lojtarëve më të rëndësishëm në ekipin e Specias.

Kësaj radhe ai i ka shënuar Bolonjës në transfertë, duke ngjitur të gjithë tifozët e tij që ndodhen në stadiumë në këmbë.

Ai mori një krosim nga Reca dhe me një saktësi për t’u admiruar, gjeti rrjetën me kokë.

Ky është goli i tretë i shënuar nga ana e shqiptarit në Serinë A këtë sezon dhe është bërë një titullar i padiskutueshëm për Specian.

Manaj ka luajtur 18 ndeshje këtë sezon me modestët italianë, me paraqitjet që kanë qenë në nivelin e kënaqshëm. Rezultati aktual i sfidës është 0-1 për Specian dhe po zhvillohet në D’All Ara.

???? | ⚽ Manaj ha segnato contro il Bologna.pic.twitter.com/7W4qrt7gNP

— Albanian Football (@AlbaniaFooty) February 21, 2022

Sport Rei Manaj Specia sulmuesi shqiptar