Sport30 Qershor 2022, 15:47

Rei Manaj “shkund” merkaton, kush janë dy klubet që kërkojnë të blejnë sulmuesin e kombëtares kuqezi

Shkruar nga Pamfleti
Rei Manaj “shkund” merkaton, kush janë dy klubet që

Rei Manaj “shkund” merkaton, kush janë dy klubet që kërkojnë të blejnë sulmuesin e kombëtares kuqezi

E ardhmja e Rei Manajt te Barcelona është e gjitha ende për t’u vendosur, ku për sulmuesin e Kombëtares në orët e fundit ka dalë një tjetër pretendentë në skenë që është skuadra e Getafes.

Sipas raportimeve nga e përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo”, Getafe ka kontaktuar me Barcelonën për t’i kërkuar informacione për mundësinë e transferimit të sulmuesit në Madrid, me përgjigjen e katalanasve që duket se ka qenë pozitive.

Për Manajn ky do të ishte një transferim brenda La Ligës, ku ende mbeten për t’u zbardhur detajet e marrëveshjes dhe nëse ky transferim do të jetë përfundimtar, apo një tjetër huazim për 25-vjeçarin.

Një tjetër klub që interesohet për shërbimet e Manajt është edhe Uatford, që garon në Championship në Angli.

Sezonin e kaluar, Manaj veshi fanelën e Specias në Serinë A, në formë huazimi nga “blaurganat”, por në përfundim të kampionatit klubi italian hoqi dorë nga blerja e kartonit të sulmuesit kuqezi, pasi e konsideroi të shtrenjtë për buxhetin e saj. Në 29 ndeshje në Serinë A, Manaj realizoi 5 gola.

Sport Barcelona Getafe Rei Manaj sulmuesi kuqezi Uatford