Sport 7 Shtator 2019, 23:16

Reja me vuajtje: Ju tregoj pse zgjodha Roshin në mbrojtje!

Shkruar nga Pamfleti
Reja me vuajtje: Ju tregoj pse zgjodha Roshin në mbrojtje!

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja, foli pas humbjes 4-1 ndaj Francës për mikrofonin e “RTSH”-së, teksa u shpreh:

Çfarë nuk shkoi mirë sot?

“Diçka pozitive e patë. Është normale që bëmë disa gabime individuale që sollën 2 golat në pjesën e parë. Ishte mungesë vëmendja nga lojtarët. Në disa momente arritëm të dilnim përpara portës. Është normale, falë cilësive që ka, Franca na vuri në vështirësi, kishte lojtarë tepër cilësorë nga krahët, që na vurën në vështirësi. Gjithsesi skuadra jonë diçka pozitive e tregoi në ndeshjen e sotme.

Prisnit 11 luanë në fushë, ishin?

Mendoj se po! Kishim elementë të spikatur në luftën me kundërshtarin. Abrashi luftoi deri sa pati mundësi. Bare ka bërë një ndeshje të madhe, një prezantim të shkëlqyer. Gjasula ishte surprizë e bukur, kemi inskenuar disa lojtarë që na duhen për të ardhmen!

Ideja për aktivizimin e Roshit në të majtë të mbrojtjes…

Menduam që me Roshin në atë pozicion t’i krijonin vështirësi Francës në atë krah. Nuk është mirë në fazën mbrojtëse. Disa herë arritëm të dilnim nga krahu i Roshit. Pati 3 krosa në pjesën e parë, edhe në të dytën pati disa inkursione. I tregoi limitet e tij në fazën mbrojtëse. Roli i tij ishte të sulmonte në atë krah. Gjithsesi jam i kënaqur.

Sport Odise Roshi