Situata vijon e rënduar në Greqi nga pandemia e koronavirusi. Gjashtë persona e kanë humbur jetën nga koronavirusi gjatë ditës së fundit.
Autoritetet greke kanë bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 453 raste të reja, shifër kjo më e larta e të infektuarve që nga fillimi i pandemisë.
79 pacientë po trajtohen në intubim, mosha mesatare e të cilëve është 68 vjeç, nga të cilët 24 janë gra ndërsa pjesa tjetër janë burra.
Kujtojmë që deri më tani në Greqi 344 persona e kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të ifektuarve ka shkuar në 15,595.