Sport 7 Tetor 2019, 12:05

Rekordi i pakapshëm i Peles, Messi rrezikon mbretin e futbollit

Shkruar nga Pamfleti
Rekordi i pakapshëm i Peles, Messi rrezikon mbretin e futbollit

Leo Messi është në rrugën e duhur për të thyer një nga rekordet, që ka mbetur prej vitesh të tëra i pandryshuar në botën e futbollit. Ky rekord shihet tashmë si krejtësisht i arritshëm nga ylli i Barcelonës, Lionel Messit.

Ne iu referohemi 643 golave, që Edson Arantes do Nascimiento, i njohur më mirë si “O Rei”, ose Pelé, i cili luajti me Santos për 18 vite (1956-1974). Askush në historinë e futbollit nuk e kishte shënjestruar këtë arritj te Pele deri në daljen e Leo Messi në skenën e këtij sporti.

Kapiteni i Barçës ka realizuar 604 gola, pas “rrjetës” së të dielës, kundër Sevilla. Kjo do të thotë se atij i mungojnë 39 gola për të arritur rekordin e Pele, ose 40 gola për ta kapërcyer atë.

Sport Lionel Messi Pele