Aktualitet15 Maj 2019, 21:32

Rekordi i zi, “fundosen” Meta dhe Kryemadhi, shqiptarët “shkelmojnë” kokat e krimit në politikë

Shkruar nga Pamfleti

Rekordi i zi, "fundosen" Meta dhe Kryemadhi, shqiptarët "shkelmojnë" kokat e krimit në politikë

Kokat e krimit dhe korrupsionit në politikën shqiptare së shpejti para SPAK, s’kanë rrugë tjetër

Çifti më i korruptuar në Shqipëri e gjithë Ballkanin, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, kanë humbur totalisht besimin e qytetarëve shqiptarë. Pasi sunduan e plaçkitën Shqipërinë për rreth 30 vite me radhë, tashmë ka ardhur fundi politik i Metës dhe Kryemadhit.

Qytetarët kanë kuptuar se këta politikanë nuk i duhen më vendit dhe duhet të largohen nga politika sa më parë, për t’u mbyllur në qeli, si dhe t’iu sekuestrohen pasuritë e tyre marramendëse.

Në sondazhin më të fundit të GPF Inspiring Research, ka rezultuar se Meta dhe Kryemadhi janë dy politikanët më pak të sinqertë në Shqipëri. Në përgjithësi, shqiptarët kanë humbur besimin te të gjithë politikanët shqiptarë, ku thuajse e gjithë shoqëria mendon se asnjë politikan nuk është i sinqertë.

Krahasuar me të dhënat e sondazhit të dy muajve më parë, mars 2019, rezulton se ka një rënie drastike besimi te tri politikanët më të korruptuar dhe kriminelë të Shqipërisë, Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Shqiptarët po besojnë gjithnjë e më shumë kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili shënon një dyfishim të qytetarëve, që kanë kthyer sytë drejt tij dhe po e shohin si shpresë për vendin.

Ndërkohë, që rekordin e zi e mbajnë Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta, të cilët po humbasin çdo ditë e më shumë besimin te qytetarët shqiptarë.

Siç mund të shihet nga të dhënat, një peshë politike po zënë dhe Astrit Patozi me Rudina Hajdarin, të cilët kanë lënë pas çiftin e korruptuar, Meta-Kryemadhi. Shqiptarët janë plotësisht të ndërgjegjshëm se Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi duhet të japin sa më shpejt llogari para drejtësisë dhe SPAK.

Ata iu kanë vënë shkelmin dy kokave të korrupsionit në Ballkan dhe tashmë e vetmja rrugë e tyre mbetet përballja me drejtësinë.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Kryesore Edi Rama Ilir Meta Monika Kryemadhi Sali Berisha Sondazhi