Sport15 Maj 2018, 17:33

Rekordmeni i 9 titujve, a do t’i thotë “stop” futbollit ditën e enjte Buffon?

Shkruar nga Pamfleti
Rekordmeni i 9 titujve, a do t’i thotë “stop” futbollit

Rekordmeni i 9 titujve, a do t'i thotë "stop" futbollit ditën e enjte Buffon?

Jo pak, por 23 vite mes profesionistëve dhe një rekordmen i lindur, një i pavdekshëm dhe portieri më i mirë i historisë së futbollit. Për Gianluigi Buffon, ky sezon, ashtu sikurse për Juventusin, ishte ai i rekordit personal, sepse askush tjetër nuk kishte arritur që të fitonte shtatë tituj radhazi (së bashku me të edhe Chiellini,Lichsteiner, Marchisio e Barzagli), por në total me bardhezinjtë janë nëntë, duke llogaritur edhe ato të sezoni 2001-2002 dhe 2002-2003.

Buffon është një gjigant që, pavarësisht 40 viteve mbi shpatulla, tregoi se është ende i denjë për të luajtur në nivele të larta, por ndërkohë idesë për të thënë lamtumirë në fund të sezonit, siç vetë ai e ka pranuar, Gianluigi pritet që t’i përgjigjet ditën e nesërme, teksa ka komunikuar mbajtjen e një konference për shtyp për gazetarët.

Sport