Bota 5 Dhjetor 2022, 16:00

“Rendi botëror drejt një transformimi serioz”, Rusia: Me Pekinin në krah, të gatshëm t'iu rezistojnë sfidave së bashku!

Shkruar nga Pamfleti

Foto Ilustruese

Rusia dhe Kina janë të gatshme t’i “rezistojnë sfidave dhe presionit të jashtëm në rritje” së bashku.

Kështu është shprehur kreu i qeverisë ruse Mikhail Mishustin gjatë një video-takimi me homologun kinez, Li Keqiang. Përmes një deklarate të lëshuar nga Moska të hënën, Mishusin citohet të ketë thënë se: “Vendet tona kanë të njëjtën qasje ndaj shumë problemeve të kohës sonë.

Së bashku ne mbrojmë formimin e një arkitekture shumëpolare të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe jemi të gatshëm t’i rezistojmë sfidave në zhvillim dhe presionit të jashtëm në rritje.”

Sipas Mishustin, Kina ka nevojë për një Rusi të suksesshme dhe zhvillime pozitive kanë ndodhur midis dy vendeve ekonomikisht, veçanërisht në tregti.

“Rendi botëror po kalon një transformim serioz”- tha kryeministri rus, duke shtuar se: “Disa shtete perëndimore kanë vendosur që duke përdorur sanksione të paligjshme ekonomike, kufizime dhe presion politik, ata mund të imponojnë rregullat e tyre, pavarësisht nga interesat e të tjerëve. Përpjekje të tilla janë të dënuara me dështim.”


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Bota #lufta në Ukrainë Kinë Rusi