Sport10 Shkurt 2022, 15:57

Renditja e FIFA-s/ Shqipëria dhe Kosova pësojnë rritje në klasifikim, Argjentina parakalon Anglinë

Shkruar nga Pamfleti
Renditja e FIFA-s/ Shqipëria dhe Kosova pësojnë rritje në

Renditja e FIFA-s/ Shqipëria dhe Kosova pësojnë rritje në klasifikim, Argjentina parakalon Anglinë

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka fituar 1 pozicion në renditjen e përgjithshme të FIFA-s gjatë muajit janar, krahasur me dhjetorin. Shqipëria e mbylli vitin 2021 në vendin e 66, ndërsa në përditësimin e fundit të FIFA-s gjendet në vendin e 45.

Edhe pse nuk ka zhvilluar ndeshje në këtë periudhë, rol në këtë ngritje pati ecuria jo e mirë e Kongos në ndeshjet në Afrikë. Shqipëria e pati kulmin në muajin gusht 2015, teksa arriti e 22 në renditjen e FIFA-s.

Ndërsa përfaqësuesja e Kosovës ka fituar 2 vende në renditjen e FIFA-s. Dardanët renditen të 109-ët, nga vendi 111 që ishin më parë. Humbjet e Zelandës së Re kanë ndikuar që Kosova të ngjitet me dy pozicione.

Në vendin e parë mbetet Belgjika, e ndjekur nga Brazili. As vendi i tretë nuk ndryshon, teksa e mban Franca. Ndërsa Argjentina parakalon Anglinë në vendin e katërt. Italia mbetet e 6, ngjitet një pozicion edhe Gjermania, tashmë është e 11.

 

Sport