Bota 7 Shkurt 2023, 18:15

Rëndohet bilanci i tërmetit, shkon në mbi 5400 numri i viktimave

Shkruar nga Pamfleti
Rëndohet bilanci i tërmetit, shkon në mbi 5400 numri i viktimave

Rëndohet bilanci i tërmetit shkatërrimtar në kufirin mes Turqisë dhe Sirisë. Sipas raportimeve më të fundit, deri më tani kanë humbur jetën të paktën 5,415 njerëz në të gjithë Turqinë dhe Sirinë.

Në Turqi, numri i të vdekurve është 3,703 , sipas Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD).

Numri i të vrarëve në Siri është më shumë se 1712. Më shumë se 900 njerëz janë vrarë në zonat e kontrolluara nga opozita, sipas Helmetave të Bardha të Sirisë, e cila njihet edhe si Mbrojtja Civile e Sirisë. Në zonat e kontrolluara nga qeveria, numri i të vdekurve është 812, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve SANA.

Më shumë se 26,035 persona janë plagosur sipas shifrave nga qeveria turke, Helmetat e Bardha dhe media shtetërore siriane.

Bota Siria temret Truqi