Aktualitet 3 Qershor 2019, 10:38

Rëndohet situata në Korçë, banorët sherr me prefektin: Shpallni emergjencën

Shkruar nga Pamfleti
Rëndohet situata në Korçë, banorët sherr me

Rëndohet situata në Korçë, banorët sherr me prefektin: Shpallni emergjencën

Banorët e tre fshatrave në Korçë, Floq, Qafë Zezë dhe Vidovë që u prekën nga tërmeti të shtunën kanë kaluar natën e dytë jashtë në çadrat e ngritura nga Forcat e Armatosura dhe Emergjencat Civile.

Numri i banorëve të tre fshatrave që kanë kaluar natën në çadër edhe mbrëmë ka qenë mbi 200, ndërsa paniku vijon, pasi mbrëmjen e djeshme dhe në orët e para të ditës së sotme nuk kanë pushuar lëkundjet sizmike.

Edhe pse kanë qenë me magnitudë të vogël 2.1, 2.4 dhe i fundit 3.4 ballë në 07:49 minuta, banorët e kanë kaluar natën në panik, ndërsa nuk kanë munguar edhe reshjet e dobëta të shiut.

Nga tërmeti janë dëmtuar mbi 180 banesa, ndërsa sizmologu Rrapo Ormeni tha dje se pas goditjes kryesore pardje në qarkun e Korçës, me epiqendër në Floq, të tjerat që kanë vijuar edhe nuk paraqesin rrezik.

Tensionet situata në fshatin Floq të Korçës, që është goditur nga tërmeti. Banorët mëngjesin e sotëm janë konfliktuar me prefektin Dhori Spirollari, i cili ishte i pranishëm në çadrat ku po qëndrojnë. Ata i kanë kërkuar që të shpallë gjendjen e emergjencës, pasi shprehen se janë në kushte shumë të vështira. “Këta sa vjen njëri, ikën tjetri dhe kot, por Zoti…Kemi ftohtë dhe nuk mund të qëndrojmë më në çadra. Ka mungesë të ushqimeve dhe krevatëve” shprehen disa nga banorët. Situata është rënduar edhe më shumë si pasojë e reshje të shiut kanë rënë dhe vijojnë që të bien.

Aktualitet banorët sherr me prefektin: Shpallni emergjencën Rëndohet situata në Korçë