Kronike 6 Janar 2023, 14:34

RENEA aksion në Tiranë, kontrolle të befasishme te Liqeni i Thatë

Shkruar nga Pamfleti

Policia dhe RENEA kanë ushtruar këtë të premte kontrolle blic në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë.

Forcat speciale po ushtrojnë kontrolle në disa makina.

Sipas informacioneve paraprake, kontrollet po kryen për kapjen e personave në kërkim.

Siç shihet në foton e mëposhtme, policia po ushtron kontrolle ndaj disa personave në mes të rrugës. Ata janë nxjerrë nga makina në mënyrë të befasishme për t’u kontrolluar.

Mbetet për t’u parë nëse këto persona janë emra të njohur të krimit në vend.

Pritet që nga momenti në moment të ketë një njoftim zyrtar për aksionin e befasishëm.

Aksioni është ende në vijim dhe nuk dihen ende personat e ndaluar, apo personat në objektiv të këtij operacioni të forcave speciale.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Kronike #RENEA aksion në Tiranë