Kronike26 Korrik 2022, 09:04

RENEA përplaset me Policinë për Talo Çelën; çfarë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Peqin

Shkruar nga Pamfleti
RENEA përplaset me Policinë për Talo Çelën;

Prej disa muajsh forcat speciale RENEA kanë zhvilluar operacione të njëpasnjëshme në qarkun e Elbasanit për kapjen e të shumëkërkuarit Talo Çela, ku operacioni më i fundit u zhvillua mbrëmjen e kësaj të hëne.

Sipas Abc News gjatë periudhës gusht-shtator të vitit 2021 forcat RENEA janë sinjalizuar se i shumëkërkuari Talo Çela fshihej në një banesë të një personazhi të njohur në qytetin e Peqinit, por edhe pas kontrollit të ushtruar aty kanë dalë sërish “duar thatë”.

Kjo ka bërë që të ketë një përplasje të ashpër mes drejtuesve të RENEA-s dhe drejtuesve të komisariatit të Peqinit, ku nuk kanë munguar as akuzat ndaj këtyre të fundit se kanë dekonspiruar informacionin.

I njëjti burim thekson se ka patur një përplasje mjaft të ashpër gati në përleshje fizike mes drejtuesve të RENEA-s dhe atyre të policisë së Peqinit, pasi i shkumërkuari është vënë në dijeni të operacionit dhe është larguar nga banesa.

Ju rikujtojmë se Policia e Shtetit disa muaj më parë ka publikuar emrat e pesë personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, që janë me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe ndër të është edhe Talo Çela.

Kronike peqin RENEA Talo Çela