Showbiz12 Maj 2019, 22:58

Reperi me origjinë shqiptare kërcen vallen tradicionale/ i kërkon modeles së njohur t’i gjejë nuse

Shkruar nga Pamfleti

Reperi me origjinë shqiptare kërcen vallen tradicionale/ i kërkon modeles së njohur t'i gjejë nuse

Gashi është ndër artistët shqiptarë, që pavarësisht se është rritur në SHBA, e ka treguar gjithmonë me krenari origjinën e tij.

Reperi ka zbuluar disa herë se vazhdon të ndjekë traditat dhe kulturën shqiptare njësoj si të jetonte në vendin e tij të lindjes. Së fundmi Gashi ka publikuar në ‘Instagram’ një video në të cilën shihet duke kërcyer një valle popullore në mes të një numri të madh njerëzish. Siç kuptohet edhe nga videoja ai duket se e ka shijuar shumë këtë moment dhe premtoi se nuk do e harrojë asnjëherë origjinën e tij. “Mos harro rrënjët e tua”, ka shkruar reperi bashkangjitur videos.

Menjeherë pas këtij postimi reagimet nga ana e fansave të tij shqiptarë ishin të shumta, por të gjithëve u ra në sy komenti i Emina Çunmulaj. “Dua një ‘party’ me kërcimin e Shotës. Martohu Gashi dhe bëj një dasmë”, i ka shkruar Emina në fund me shaka. Ndërkohë Gashi i ka kërkuar që ajo t’i gjejë një nuse për t’u martuar.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Showbiz Emine Çunmulaj gashi nuse