Showbiz10 Nëntor 2018, 08:00

Reperja e akuzoi se i ka vjedhur këngën, Besnik Qaka i përgjigjet: Nëse ma vërteton këtë unë i jap fund karrierës

Shkruar nga Pamfleti

Reperja e akuzoi se i ka vjedhur këngën, Besnik Qaka i përgjigjet: Nëse ma vërteton këtë unë i jap fund karrierës

Ai është një ndër këngëtarët më të njohur shqiptarë i cili prej vitesh i ka dhuruar publikut shumë hite dhe ka fituar disa çmime në kompeticione të ndryshme muzikore. Mirëpo së fundmi ai është akuzuar nga reperja e njohur Nikka sipas së cilës ai i ka vjedhur idetë e projektit të saj më të fundit.

 

“Edhe pak dit vjen projekti jem i radhes “Ani Mori Nuse” edhe pse kete ide me kuptimin e plot te fjales ma ka vjedh artisti ne fjale Besnik Qaka ku e ka lansu projektin para pak diteve, amo pak ka rensi kjo te une se iden munesh mema vjedh po dhuntin qysh un e boj artin smunesh me pas ti e as kerkush, se kta e kom dhunti prej Zoti”, shkruante Nikka ndër të tjera.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Një javë pas këtyre akuzave ka reaguar Besnik Qaka i cili në një intervistë për “Mirage” është shprehur se është shumë i prekur nga kjo ngjarje.

 

“Ideja e kesaj kenge ka nisur ne 1 shtator. Idene ma kane dhene mua. E pranova dhe shkova ne studio per te punuar. Kto akuza qe po i hedhin, une shoh nje fare llloj viktime se ndoshta ja kane shitur kengen pa idene time. Por duhet te me pyesnin per hir te korrektesise. Nese dikush mendon se une ja kam vjedhur idene dikujt me 20 vjet karriere, une i jap fund karrieres. Te them te drejten u preka shume qe me akuzuan. Nuk u mora fare me kete pune. I kam pare postimet por i kam injoruar. Ajo vajze ka ra viktime se ja kane shitur kengen pa i treguar se po e beja dhe une. Here tjeter t’i shqyrtoj gjerat me mire se nuk ndertohet karriera me akuza”, u shpreh Besniku.

Showbiz besnik qaka Karrierë kenge Vjedhje