Bota31 Janar 2019, 08:55

‘’Republika e Maqedonisë së Veriut’’, hyn në fuqi zyrtarisht të hënën

Shkruar nga Pamfleti
‘’Republika e Maqedonisë së Veriut’’, hyn

Të hënën, Maqedonia do të quhet zyrtarisht “Republika e Maqedonisë së Veriut”. Ky zbatim vjen pas ratifikimit të protokollit për anëtarësim në NATO nga Parlamenti grek.

‘’Këto masa rregullojnë zbatimin e emrit të ri Kushtetues, Republika e Maqedonisë së Veriut.’’, u shpreh Mile Boshnjakovski, zëdhënës i qeverisë.

Boshnjaku shtoi më tej se ndryshimet do të bëhën në përputhje me Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Qeveria do të fillojë menjëhere ngritjen e një grupi pune, të cilët do ta monitorojnë zbatimin e emrit në të gjitha tabelat brenda dhe jashtë vendit.

‘’ Shqiptarët janë 20 për qind në nivel shtetëror. Në përputhje me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, të gjitha ndryshimet do të harmonizohen me dispozitat e ligjit”- tha Mile Boshnjakovski, zëdhënës i qeverisë, ndërsa organi ekzekutiv akoma nuk ka konstatuar sa do të kushtojë ky ndryshim.  

Bullgaria është vendi i parë që ka miratuar protokollin ndërsa më 8 shkurt pritet që të njëjtin ta ratifikojë edhe parlamenti i Greqisë, raporton Alsat.

Kjo është marrëveshja, që i hapi Maqedonisë rrugën e proceseve euroatlantike të bllokuara për vite me radhë,  për shkak të emrit të shtetit “Maqedonia”.

Rajoni Greqi Maqedoni Parlamenti veri