Aktualitet31 Janar 2023, 13:07

Reshje dëbore në gjithë Shqipërinë, shkurti pritet të zbardhë edhe Tiranën

Shkruar nga Pamfleti
Reshje dëbore në gjithë Shqipërinë, shkurti pritet

Reshje dëbore në gjithë Shqipërinë, shkurti pritet të zbardhë edhe Tiranën

Diell, por temperatura shumë të ulëta. Ky është moti që po karakterizon vendin tonë këto ditë. Gjithë kjo javë, do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, si pasojë e masave ajrore kryesisht të thata dhe të ftohta me origjinë veriore.

Në këtë mënyrë në pjesën më të madhe të ditëve moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare. Vranësirat do të jenë më tepër prezente pasditen e sotme dhe do të  shoqërohen me reshje shiu të dobëta në lindje të vendit dhe jug.

Përjashtim bën dita e enjte ku vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shrëngatave dhe stuhive, ndërsa në relievet malore do të ketë reshje dëbore.

Ndërsa shume vende në veri, verlilindje e juglindje janë zbardhur  nga bora, pyetja që shumë kanë është: A do të bjerë borë në Tiranë?

Sipas parashikimit të motit, në Tiranë reshje bore pritet të ketë më 7 dhe 8 shkurt, ndoshta intensiteti i reshjeve do të jetë i vogël dhe afatshkurtër.

Aktualitet debore Tiranë