Aktualitet20 Nëntor 2022, 12:15

Reshje shiu dhe stuhi, bashkia e Vlorës paralajmëron qytetarët: Mos parkoni në këto vende

Shkruar nga Pamfleti
Reshje shiu dhe stuhi, bashkia e Vlorës paralajmëron qytetarët:

Moti i keq ka paralizuar gjithë Shqipërinë ditën e sotme. Si rrjedhojë e përkeqësimit të motit bashkia e Vlorës në një njoftim ka lajmëruar qytetarët se ku duhet të parkojnë.

Njoftim

Instituti i Gjeoshkencave dhe Qendra Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore, informojnë se Qarku i Vlorës ka hyrë në zonën me risk, ku parashikohen reshje shiu me intensitet të lartë gjatë dites .

Ju bëjmë thirrje të mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë, në veçanti te “Albano&Romina”, Biblioteka Publike, në “Skelë” te dykalimshi, etj.

Grupet tona do të jenë në terren në monitorimin e situatës dhe në ndërhyrje sipas rastit nëse do të jetë e nevojshëm.

Kujtojmë se vështirësitë e krijuara nga reshjet e shumta të shiut në vend kanë sjellë mbledhjen e Komitetit të Mbrojtjes Civile për të diskutuar lidhur me situatën aktuale në qarqet e Shkodrës dhe Lezhës ku rreziku i përmbytjeve është më i lartë.

Por diskutime janë bërë edhe për situatën e krijuar në bashkitë, Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Fier. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi shkruan se së bashku me krye bashkiaket dhe prefektët është rënë dakord për planin e masave parandaluese.

 

 

Aktualitet moti i keq Paralajmerim parkime Vlorë