Aktualitet20 Nëntor 2022, 07:53

Reshje shiu dhe stuhi në të gjithë vendin, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Shkruar nga Pamfleti
Reshje shiu dhe stuhi në të gjithë vendin, njihuni me

Foto Ilustruese

Moti gjatë ditës së sotme do të jetë me vranësira, reshje shiu dhe stuhi me aktivitet kryesor në mëngjes deri në mesditë. Në mbrëmje reshjet do të humbasin intesitet.

Temperaturat minimale do të luhaten në vlerat 9-13 gradë , ndërsa temperaturat maksimale do të jenë me rënie 13-14°C ne veri , 19-21°C në zonën e ulët dhe bregdet.

Era do të jetë me drejtim Jug-perëndim me shpejtësi 15-25 m/sek dhe dallgëzim të forcës 6-7 balle në det të hapur.

Aktualitet moti reshje shiu stuhi