Aktualitet20 Nëntor 2022, 09:33

Reshjet e dendura të shiut, problematika në rrugë/ ARRSH: Në aksin Bajram Curri-Valbonë, qarkullimi kryhet vetëm me një korsi

Shkruar nga Pamfleti

Autoriteti Rrugor shqiptar ka njoftuar se reshjet e shiut me intensitet të lartë, kanë shkaktuar problematika në disa akse rrugore të vendit. Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se në aksin Bajram Curri-Valbonë, qarkullimi po bëhet vetëm në njërën korsi pasi ka pasur rënie gurësh dhe inertesh.

“Reshje me intensitet kanë përshkuar të gjithë vendin, pa bllokuar qarkullimin në akset kombëtare

Ka pasur rënie të inerteve në trup të rrugës më të shpeshta në Rajonin Verior, dhe pemë të këptura, si në Vlorë-Orikum të cilat janë pastruar menjëherë

Në aksin Bajram Curri-Valbonë ka pasur rënie gurësh dhe inertesh, qarkullimi për momentin kryhet me një korsi. Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet”-thuhet në njoftimin e ARRSH.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Aktualitet #reshjet e dendura te shiut ARRSH