Aktualitet10 Janar 2023, 08:26

Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje në Lezhë, uji del nga pusetat; vështirësi në lëvizjen e kalimtarëve

Shkruar nga Pamfleti

Shirat e rënda gjatë natës kanë krijuar probleme në lagjet e qytetit të Lezhës. Në lagjen Besëlidhja, uji ka dalë nga pusetat të cilat janë të bllokuara. Për pasojë kanë sjellë vështirësi në lëvizjen e kalimtarëve.

Bllokimet e disa lagjeve në Lezhë ndodhin sa herë ka reshje të dendura.

Reshjet e shiut do të vijojnë edhe gjatë ditës së martë. Sinoptikanët parashikojnë që reshjet të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

Ndërsa në relievet malore do të ketë reshje dëbore.

Reshjet do të zgjasin deri në fund të ditës, për t’i lënë vendin motit të kthjellët ditën e mërkurë.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Aktualitet #Reshjet e shiut në Lezhë përmbytjet