Aktualitet21 Nëntor 2022, 08:04

Reshjet intensive të shiut, bllokohen rrugët në Lezhë; përmbyten 1500 hektarë tokë bujqësore

Shkruar nga Pamfleti
Reshjet intensive të shiut, bllokohen rrugët në Lezhë;

Moti i keq dhe reshjet me intensitet të lartë nga dita e djeshme ka lënë pasoja të mëdha në 1500 hektarë tokë bujqësore në Zadrimë, Torovicë dhe Karriq. Edhe pse gjatë natës territori i Lezhës ka pasur reshje me intensitet të ulët, çka ndikoi pozitivisht në uljen e nivelit të prurjeve në lumenjtë Drin dhe Gjadër si dhe në kanalet e ujërave të larta, disa zona kanë ende probleme me energjinë elektrike.

Gjithashtu moti i keq ka shkaktuar prezencë uji në zonën e Karriqit. Bllokohet rruga që lidh fshatin Blinisht me superstradën Lezhe-Shkodër. Ky segment ka prezence uji dhe është i pakalueshëm për automjetet.

Aktualitet moti i keq përmbytjet