Aktualitet 4 Maj 2019, 16:29

Reshjet pushtojnë majin, temperatura të ulëta dhe shira të rrëmbyer

Shkruar nga Pamfleti
Reshjet pushtojnë majin, temperatura të ulëta dhe shira të

Reshjet pushtojnë majin, temperatura të ulëta dhe shira të rrëmbyer

Maji i cilësuar si muaji erëmirë, për shkak të lulëzimit të shumë luleve e pemëve është ndarë në dy pjesë përsa i përket parashikimit meteorologjik.

Pjesa e pare do te jete e freskët dhe me reshje.

“Nga sot deri në orët e para të së dielës do kemi reshje kryesisht në veri dhe vend-perëndim që do të arrijnë deri ne 40 milimetër”, tha Adiola Bani, meterologe.

Java që vjen do të jetë e freskët. Nga e marta në të enjte do të kemi një pauzë të reshjeve.

E hënë, e martë, e mërkurë, do të ketë rënie të temperaturave deri në 21 gradë”, tha Adiola Bani.

Po kur do të marrë ngjyrat e pranverës maji?

“Gjate 15 ditëshit të dytë do të kemi ditë me diell e temperatura që do të ngjiten deri në 30 gradë”, thotë Adiola Bani.

Aktualitet reshje shiu temperatura te uleta