Editorial22 Gusht 2019, 18:18

“Reumatizma” e krimit/ Rama-Marku-Manja; çojnë “Dosjen-184” në Llixhat e Dibrës

Shkruar nga Pamfleti

“Reumatizma” e krimit/ Rama-Marku-Manja; çojnë “Dosjen-184” në Llixhat e Dibrës

LOJA PO ZBATOHET NGA “HARDHUCA” E PUSHTETIT, ARTA MARKU/ Prej 3 vitesh, banda mafioze Qeveri-Prokurori, po përpëlitet e vjen vërdallë si “miu në çark”, për t’i shpëtuar dosjes së vjedhjes, blerjes e rrëmbimit të votave me dhunë; nga “Dako-Niçet” në Durrës, nga “Gjiknur-Ulsi-Ymerët” në Dibër e nga “Ramë-Ballët” në Tiranë; por nuk po ia del dot, mbasi tashmë ka dalë “tymi” i tentativës për ta zhdukur; dhe pas dështimit me prokurorë zvarranikët Mara-Prençi, hodhën në veprim Klodian Brahon (Brahushin) e Arta Markut e Donika Prelës; i cili; po me urdhër të shefave, degdisi dosjen në malet e Dibrës, ku “kryministër e krye-prokuror” është Ymer Lala

 Prej 3 vitesh e mbajtën të fshehë dhe nuk e hapën “Dosjen 184”, sepse personazhe krimi brenda saj, janë vetë Rama, Gjiknuri, Gjylameti, Manja e bashkë me ta, si zbatues skeme për blerje, vjedhje e marrje votash me dhunë, janë drejtuesit lokalë të PS dhe qeverisë; në grup me kriminelët dhe biznesmenët (trafikantët), mes tyre kryepolicë, vëllezër, dajo, nipër e kunetër të prokurorëve në Tiranë dhe Dibër.

Pasi e mbajti 18 muaj të bllokuar Adriatik Llalla dhe 20 muaj vetë Arta Marku; e detyruar prej publikimit të përgjimeve nga gazeta “BILD” dhe nga reagimi i SHBA-BE; u urdhërua nga Rama, të hapë lojën e “Dosjes 184”, të cilën fillimisht e cilësoi: – “Krim të rëndë, kryer në grup të strukturuar kriminal shtetëror e jo shtetëror”.

Mirëpo Arta Marku; e lidhur ne interesa konfidenciale me Ulsi Manjën që është pjesë në këtë dosje; por edhe e paaftë që nuk u shkarkua nga “Veeting”, me urdhër të mafies në pushtet; u detyrua të bëjë lojën me termat: “Krim i rëndë, krim i lehtë”; duke qarkulluar “Dosjen 184”, nga 3-4 herë varavingo në Tiranë-Dibër e anasjelltas.

Për të fshehur e justifikaur përsëri lojën e zvarritje-bllokimit të “Dosjes 184”; kryeprokurorja e gjorë, që tashmë e ka kuptuar se në ç’moçal krimesh është zhytur; u detyrua të dalë në media me urdhër të Edi Ramës, për të lexuar një deklaratë, që sipas analizës gjuhësore-stilistikore të bërë nga “PAMFLETI”; rezulon se ia kanë hartuar 5 persona: Petrit Fusha, Ulsi Manja, Adnan Xholi, Theodhori Sollaku e Maks Haxhia

Sipas “hartimit” që lexoi Marku; dosja është degdisur përsëri në Dibër; dhe do hetohet nga Rifat Kojku, ose Belina Zeneli, që sipas informacioneve, kanë frikë edhe ta prekin me dorë, mbasi brenda saj janë kryelugati Edi Rama dhe hijenat e tij Gjiknuri, Manja, Arben Keshi, Bert Ago, Dionis Ymeri e Ymer Lala.

Por, duke dëgjuar “sqarimin” e kryeprokurores Marku, po i bëjmë 4 pyetje logjike e juridike:

  1. A e keni shkelur ligjin, që keni pranuar ndryshimin e cilësimit të veprës penale, nga “Grup i strukturuar kriminal”, në “Bashkëpunim i thjeshtë”, sepse në rastin Dibrës, një ish-profesori yt, thotë, se është grup i strukturuar, me veprim të paramenduar e financuar, për faktin se në këtë krim, janë bashkuar kryeministri, deputetë, ministra, drejtorë rajonalë, në bahkëveprim me grupe kriminale, të përdorur qëllimisht prej qeveritarëve?
  2. Përse prej 20 muajsh në detyrë, keni mbajtur të bllokuar “Dosjen 184”; dhe përse i ndërroni kaq shpesh prokurorët dhe degët e prokurorive zonale për këtë dosje (si trajnerët e Kukësit) dhe mbi ç’bazë proceduriale ligjore?
  3. A mendoni, se prokurorët e Dibrës, do guxojnë të bëjnë hetime e ta çojnë dosjen në gjykatë, kur brenda saj janë “beu i shqipërisë” Edi Rama dhe miku i tij, “Beu i Dibrës” Ymer Lala, që ka kërbaçin e zonës?
  4. A mund të ndodhë zonja kryeprokurore, që pas ndonjë “kafeje miqësore” me Ymer Lalën, të “sëmuren befasisht” prokurorët e Dibrës; dhe t’i të marrësh përsëri urdhër nga shef Rama e “vëlla” Ulsiu, që dosjen ta transferosh tek prokuroria e Tom Doshit në Shkodër; apo e Safet Gjicit në Kukës?

KUJTESË/ Në 12 muaj, këtë dosje, treshja Rama-Marku-Manja e kanë transportuar 5 herë në Prokuroritë Tiranë-Dibër (vajtje-kthim); kanë ndryshuar 4 herë grupet hetimore, kanë sajuar 8 herë procedurat dhe 9 herë interpretimet e kompetencave, për gjoja përcaktimin, nëse është krim i rëndë, apo i lehtë; nëse është bërë në grup të strukturuar, apo në grup të rastësishëm e të thjeshtë./Pamfleti

codramol
smile

Editorial “Reumatizma” e krimit çojnë “Dosjen-184” në Llixhat e Dibrës Rama-Marku-Manja

Editorial