Showbiz27 Qershor 2019, 02:56

Revoltohen serbët! Miss Serbia bën shqiponjën në Kosovë

Shkruar nga Pamfleti
Revoltohen serbët! Miss Serbia bën shqiponjën në Kosovë

Revoltohen serbët! Miss Serbia bën shqiponjën në Kosovë

Miss Serbia i surprizoi të gjithë në evenimentin e ‘Miss Freedom of the World’, që po organizohet në Kosovë. Midis shumë përfaqësueseve nga vendet e ndryshme të rajonit dhe me gjerë, ajo sfiloi e buzëqeshur dhe ndërkohë bëri me duar simbolin e shqiponjës.

E pyetur se përse e bëri atë gjest përpara mediave, që ishin mbledhur për të pasqyruar eventin, missi u përgjigj shkurt.“Është formë respekti, për mua është normale ta bëj.”

Bukuroshja serbe nuk u ndal me aq. Ajo u fotografua edhe me Miss Kosovën dhe Miss Shqipërinë, duke bërë sërish simbolin e shqiponjës, pa i interesuar shumë se si do të pritet ky xhest nga Serbia. Me siguri kjo nuk është pritur aspak mirë nga serbët.

Showbiz bën shqionjën revoltohen Serbet