Sport12 Prill 2018, 11:28

Rexhinaldo zbulon autorin që i dha grushte: Më goditi presidenti Pashk Laska

Shkruar nga Pamfleti
Rexhinaldo zbulon autorin që i dha grushte: Më goditi presidenti Pashk

Rexhinaldo zbulon autorin që i dha grushte: Më goditi presidenti Pashk Laska

Sulmuesi i Lacit, afrikani Rexhinaldo, është shndërruar në një çështje tashmë e klubi kurbinas. Sulmuesi afrikan është i pezulluar nga klubi kurbinas, që ka marrë masa, duke e konsideruar sjelljen e tij aspak profesionale. Por vetë lojtari ka pohuar se është goditur nga presidenti i ekipit, Pashk Laska, dhe se ndihet i frikësuar.

“Presidenti më goditi. Jam i huaj këtu dhe presidenti do të ma paguajë shtrenjtë. Ndihem i frikësuar”, – shprehet Rexhinaldo për të përditshmen “Panorama “Sport”, duke e akuzuar drejtpërdrejt presidentin Laska për dhunë ndaj tij. Kreu u klubit kurbinas pretendon se lojtari afrikan mashtron për këtë pjesë dhe se gjithçka vërtetohet nga kamerat e sigurisë. Në fakt, lojtari ka prej dy ditësh që ndodhert në gjendje penalizimi sportive në klub, teksa dje është shkrehur në lot para lojtarëve e stafit. Natyrisht, Rexhinaldo po mëson në Shqipëri si shumë futbollistë afrikanë që vijnë për një kafshatë buke. /Pamfleti Sport

 

Sport