Bota22 Mars 2022, 11:27

Rezervat drejt fundit? Nuk ka pjesë, ndërpret punën fabrika e tankeve në Rusi

Shkruar nga Pamfleti
Rezervat drejt fundit? Nuk ka pjesë, ndërpret punën fabrika e

Ukraina shkatërron rusët, 2800 ushtarë të vdekur dhe 80 tanke të shkatërruara

Lufta në Ukrainë vazhdon tashmë prej javësh, gjë që ka bërë që rezervat ushtarake të pushtuesit rus, të fillojnë të mbarojnë.

Ushtria ukrainase raporton se kompania që prodhon dhe riparon tanke ruse në Chelyabinsk ka pezulluar punën në fabrikën e saj për shkak të mungesës së pjesëve të importuara.

Në një deklaratë të postuar në Facebook, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës raporton se prodhuesit Uralvagonzavod i është dashur të ndalojë prodhimin për shkak të mungesës së pjesëve, pas bllokimit të importeve nga sanksionet e Perëndimit.

Kompania ukrainase e informacionit dhe konsulencës ushtarake “Defence Express” raporton se Uralvagonzavod është e vetmja fabrikë që kryen montimin e tankeve. Ajo shton se prodhuesi përdor në mënyrë të zakonshme pjesë nga perëndimi.

Bota Rusia tanke Ukrainë.