
Presidenti rus Volodymyr Zelensky pritet të nominohet për Çmimin Nobel për Paqen.Media amerikane TPZ shkruan se një grup liderësh botërore kanë nisur të shqyrtojnë mundësinë e dhënies së këtij çmimi. Ata kërkojnë që Komiteti Norvegjez i Nobelit të rihapë nominimin për çmimin e paqes për vitin 2022.
“Ne ju bëjmë thirrje me përulësi, të konsideroni: Zgjatjen dhe rihapjen e procedurës së nominimit për Çmimin Nobel për Paqen deri më 31 mars 2022 për të lejuar nominimin e Presidentit Zelensky dhe popullit Ukrainas”, thuhet në deklaratën e lëshuar prej tyre.
Procesi i nominimit u mbyll më 31 janar dhe ata kërkojnë rihapjen e nominimeve. Shpalljet e çmimit Nobel 2022 janë planifikuar të bëhen në javën e parë të tetorit.