Bota13 Gusht 2022, 21:45

Rezoluta kundër Dick Martyt alarmon Beogradin, deputeti serb: Duhet të reagojmë dhunshëm, duan të fshehin krimet e shqiptarëve

Shkruar nga Pamfleti
Rezoluta kundër Dick Martyt alarmon Beogradin, deputeti serb: Duhet të

Rezoluta kundër raportit të Dick Martyt ka alarmuar serbët. Kuvendi shqiptar njoftoi se rezoluta është dorëzuar në Këshillin e Europës, por kjo është pritur në mënyrë agresive nga serbët.

Milovan Drecun, kryetari i Komisionit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë dhe njëkohësisht deputet, ka kërkuar që Serbia të reagojë dhunshëm.

Në një intervistë, Drecun tha se rezoluta e Shqipërisë, kërkon që të vrasë të vërtetën e krimeve që kanë bërë shqiptarët

Mendoj se si shtet, qeveria jonë, Parlamenti duhet të reagojmë dhunshëm ndaj kësaj rezolute që tenton të fshehë tërësisht një krim të tmerrshëm, të justifikojë Shqipërinë. Ata duan që nëpërmjet Këshillit të Evropës të rishikojnë faktet tani dhe të vrasin të vërtetën për herë të dytë”, u shpreh ai duke shtuar se situata në veri të Kosovës mund të destabilizohet seriozisht.

Kuvendi i Shqipërisë ka përcjellë zyrtarisht në Këshillin e Evropës, rezolutën “Mbi pabazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri”. Rezoluta u miratua më 21 korrik të këtij viti.

Rezoluta kërkon  të shpallen të pabazuara pretendimet për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri dhe/apo në Kosovë, në dritën e zhvillimeve që kanë ndodhur gjatë kësaj dekade, fakteve, provave dhe informacioneve të përditësuara, sikurse dhe përsa i përket angazhimit, gatishmërisë dhe bashkëpunimit të plotë të Shqipërisë dhe Kosovës në shërbim të së vërtetës dhe vendosjes së drejtësisë.

Rajoni Dick Marty Serbi