Qeveria shqiptare ka nisur një përpjekje të re për riatdhesimin e grave dhe fëmijëve të mbetur në Siri. Burime nga Ministria e Punëve të Brendshme i thanë gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu se ministri punëve të brendshme Bledi Çuçi është duke zhvilluar një vizitë në Liban.
Qëllimi kësaj vizite lidhet me krijimin e kushteve për të marrë nga kampet Al Hol dhe Roj të të gjithë grave dhe fëmijëve shqiptarë. Vajtja e ministrit Çuçi mësohet se është kërkuar nga kryeministri Edi Rama.
Burimet janë të rezervuara të tregojnë se kush e shoqëron në Liban ministrin Çuçi dhe cilët janë personat që po kontaktohet për të arritur qëllimin final të riatdhesimit. Në riatdhesimin e Floresh Rashës dhe fëmijëve të saj bashkë me Endri Dumanin, Mark Ghorayeb, konsulli i përgjithshëm i Shqipërisë në Liban pati një rol jashtëzakonisht vendimtar që ky operacion të përfundonte me sukses.
Vetë kryeministri Edi Rama shkoi në Liban për të marrë Floresha Rashën me tre fëmijët e saj dhe një djalin 13 Endri Dumani. Besohet në kampet e Sirisë ndodhen mbi 50 gra dhe fëmijë në pritje të kthimit në atdhe. Mes tyre edhe Eva Dumani motra e Endri Dumanit e cila e humbi mundësinë e kthimit bashkë me të.