Aktualitet22 Korrik 2022, 13:54

· Shkupi

Shkruar nga Pamfleti
· Shkupi

Tetovë, 22 Korrik – Në praninë shumë veprimtarëve kombëtarë, dhe përfaqësuesve diplomatik në vend, Komuna e Tetovës, ka shpallur sot Qytetar Nderi Rifat Jasharin.

Shpallja Qytetar Nderi për Rifat Jasharin është nderim i pafund, si trashëgimtar i shpirtit të komandantit dhe familjarëve të rënë, por, edhe një mirënjohje për atdhetarin që nuk pushon kurrë, dhe ngre zërin sa herë që i jepet rasti për vlerat e historisë dhe Lirisë, tha me këtë rast, kreu i komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Në mbrëmje, në sheshin Iliria në Tetovë, në nderim të familjes Jashari, do të mbahet edhe një koncert madhështor, ku pritet të marrin pjesë yjet e muzikës popullore shqiptare, nga Kosova, Maqedonia e Shqipëria.

Shkupi