alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Rihapja e dosjes “Gërdeci”, VOA: Vendimi i sotëm e lë të hapur shtegun, që Mediu ta ankimojë atë në Gjykatën e Lartë

24/09/2021, 13:07
ne Politike
A A

Në Shqipëri, Gjykata e posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar u shpreh sot në favor të gjykimit të ish ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu lidhur me shpërthimin e ndodhur 13 vite me parë në një depo ushtarake në Gërdec. “Gjykata vendosi, të ndryshojë vendimin nr. 60, datë 27.07.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke pranuar kërkesën e Prokurorit të Posaçëm dhe revokoi vendimin e pushimit nr. 6, datë 14.09.2009 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, duke i kthyer aktet Prokurorit të Posaçëm për të proceduar”, shpjegon Gjykata e Posaçme e Apelit në njoftimin për vendimin e saj.


-Lexo edhe:

Salianji sulmon qeverinë: Kush do e bëjë amnistinë fiskale, Ceno Klosi “që ka vilën e Londrës për të pastruar”?

“Berisha mbështetës i Bashës”, Majlinda Bregu: Duhet të largohen të dy, PD e ka vendosur fatin e saj

Shpërthimi në Gërdec, pak kilometra ne Jug të Tiranës, në vitin 2008, shkaktoi 26 viktima, mes të cilëve dhe fëmijë, ndërsa afro 250 të tjerë mbetën të plagosur. Një numër i madh personash, që nga ushtarakë deri te biznesmenë të angazhuar në çmontimin e municioneve, u vunë nën akuzë dhe e dënuan në procesin gjyqësor për këtë çështje. Por ish ministri i Mbrojtjes, nuk u gjykua kurrë, ndonëse dhe ndaj tij u zhvilluan hetime. Prokuroria e Përgjithshme, një vit pas shpërthimit, në mars të vitit 2009, ngriti akuzat e “Shpërdorimit të detyrës” kryer në bashkëpunim, dhe “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues, duke e çuar çështjen në Gjykatën e Lartë, e cila sipas legjislacionit të kohës, ishte kompetente për gjykimin e personave me imunitet.

Por 6 muaj më vonë, Kolegji Penal i kësaj Gjykate vendosi pushimin e çështjes, duke qenë se në gusht të atij viti, zoti Mediu kishte rimarrë mandatin e deputetit, duke rifituar kështu dhe imunitetin. Prokuroria e Përgjithshme nga ana e saj nuk i kërkoi më parlamentit heqjen e imunitetit për zotin Mediu, dhe në këtë mënyrë, dosja nuk u rihap asnjëherë, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të prindërve të 7 vjeçarit Erison Durdaj, një prej viktimave të shpërthimit në Gërdec.

Pas 13 vitesh, kërkesa e familjes Durda u mor në konsideratë nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), e cila në maj të këtij viti kërkoi rihapjen e procesit gjyqësor. Në kërkesën e SPAK-ut, drejtuar Gjykatës së Lartë argumentohej se motivi që çoi në vendimin e kësja gjykate në vitin 2009, nuk ekziston më. “Imuniteti parlamentar i deputetit gjen zbatim për caktimin e masave të sigurimit “arrest në burg” dhe “arrest në shtëpi”, heqjen e lirisë në çfarëdo lloj forme, në rastin e kontrollit të banesës apo të personit, por deputeti nuk ka më imunitet parlamentar për ndjekjen penale ndaj tij, për hetimin apo për gjykimin e tij”, shpjegoi SPAK-u, duke nënvizuar se “ndjekja penale për çështjen penale ndaj shtetasit Fatmir Mediu nuk ka asnjë pengesë që të vazhdojë, pengesa e autorizimit për proçedim ka qënë e përkohshme në momentin kur është vendosur pushimi i çështjes, ndërsa tani kjo pengesë nuk ekziston”.

Kërkesës së SPAK-ut, për revokimin e vendimit të 2009-ës, Gjykata e Lartë ju përgjigj duke argumentuar se me ndryshimet kushtetuese dhe ligjore që kanë ndodhur, i takon Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të vendosë. Në korrik, kjo Gjykatë e rrëzoi kërkesën për rihapjen e procesit gjyqësor ndaj zotit Mediu, duke e konsideruara atë si “të pabazuar në ligj”.Por dhe SPAK-u e konsideroi po ashtu, të “pabazuar në ligj” vendimin, duke iu drejtuar Apelit.

Vendimi i sotëm vetëm sa e lë të hapur shtegun. Zoti Mediu, i cili nuk ka reaguar ende, ka mundësi ta ankimojë atë në Gjykatën e Lartë, duke kërkuar gjithashtu pezullimin e vendimit të Apelit, deri në shprehjen përfundimtare nga kjo Gjykatë. Në rast të kundërt, SPAK-u, nis menjëherë procedurat për t’ju drejtuar Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për rihapjen e procesit. /VOA

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Politike

Salianji sulmon qeverinë: Kush do e bëjë amnistinë fiskale, Ceno Klosi “që ka vilën e Londrës për të pastruar”?

28/06/2022, 0:06
Politike

“Berisha mbështetës i Bashës”, Majlinda Bregu: Duhet të largohen të dy, PD e ka vendosur fatin e saj

27/06/2022, 22:50
Politike

Arresti për zv/drejtorët e policisë, reagon PD: U faktua lidhja e efektivëve me krimin, presim një hetim të plotë

27/06/2022, 22:47
Politike

Drafti i amnistisë fiskale, Salianji: Përpjekje për të legalizuar paratë e krimit dhe korrupsionit

27/06/2022, 22:24
Eurodeputetja gjermane "dush të ftohtë" Ramës: ‘Ballkani i Hapur’, nismë pa parime dhe kritere!
Politike

Eurodeputetja gjermane “dush të ftohtë” Ramës: ‘Ballkani i Hapur’, nismë pa parime dhe kritere!

27/06/2022, 22:23
Politike

“Unë jam në tjetër rrugë”, Bregu flet për rikthimin në PD: Ka pasur ftesë publike nga Berisha, por nuk vuaj nga sindromi i Stokholmit

27/06/2022, 22:19
Kliko me shume
Lajmi Tjeter

Situata e tensionuar në rajon; presidenti i Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnje-Hercegovinës mblidhen në SHBA

Kërkesat për azil arrijnë nivelin më të lartë të pas-pandemisë në korrik, shqiptarët rekord në rajon

Kërkesat për azil arrijnë nivelin më të lartë të pas-pandemisë në korrik, shqiptarët rekord në rajon

Lajmi i Dites

“Oh, si nuk kam një grusht të fortë..”/ Amnistia 2 milionë euro e ‘kryeministrit të majtë’ përballë 3 amnistive jetike të të mundurve

“Oh, si nuk kam një grusht të fortë..”/ Amnistia 2 milionë euro e ‘kryeministrit të majtë’ përballë 3 amnistive jetike të të mundurve

27/06/2022, 12:09

Lajmet e fundit

Kryetari i Preshevës vizitoi Thaçin, Veselin dhe Krasniqin në Hagë

27/06/2022, 23:51

Raporti i SHISH: Jo vetëm shqiptarët, edhe të huajt pastrojnë para në Shqipëri

27/06/2022, 23:42

Salianji sulmon qeverinë: Kush do e bëjë amnistinë fiskale, Ceno Klosi “që ka vilën e Londrës për të pastruar”?

28/06/2022, 0:06
Rruga më e shpejtë drejt paqes në Ukrainë

Rruga më e shpejtë drejt paqes në Ukrainë

27/06/2022, 23:22

“Këta të Niklës janë acaruar se vrisnin për hiç gjë”, Hoxha dhe Lala: Dumani ka folur për ngjarje të tjera, do ketë arrestime

27/06/2022, 23:06

 E çuditshme, por e vërtetë, ish-pronari i Formula 1, është bërë baba për herë të katërt në moshën 91-vjeçare

27/06/2022, 23:03

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In