Aktualitet16 Dhjetor 2022, 12:51

Rihetimi i Gërdecit alarmon Berishën, deputeti “non grata” i tmerruar për fatin e Shkëlzenit

Shkruar nga Pamfleti
Rihetimi i Gërdecit alarmon Berishën, deputeti “non grata”

Rihapja e dosjes së Gërdecit ka alarmuar Sali Berishën. Prokuroria e Posaçme po heton tragjedinë ku humbën jetën 26 persona dhe pak ditë më parë u mor në pyetje Aldo Bumçi, pasi kur ai ishte ministër i Drejtësisë, raportonte te Shkëlzen Berisha, djali i Shkëlzen Berishës.

Ishte një faks që Bumçi i dërgonte ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu dhe ja specifikonte që ishte me porosi të Shkëlzenit. Por hetimi i këtij fakti ka alarmuar Berishën. Ai ka sulmuar fort prokurorët, teksa ka komentuar dhe garën për kreun e ri të SPAK.

Por të thërrasësh Aldo Bumçin për një falsifikim të bërë, të faktuar që është falsifikim, vetëm se gjoja po heton Sali Berishën dhe djalin e tij. Ky është një turp kombëtar. Për atë falsifikim, Aldo Bumçi e ka çuar në prokurori. Ai ishte një manipulim me urdhër për të implikuar mua dhe djalin tim. Dihet kush e ka bërë atë falsifikim, ka dëshmitarë kush e ka bërë. Bumçi e çoi në atë kohë në prokurori. Unë them jo, se e mora vesh kush ishte. Këta e marrin tani për së dyti. E kuptoni se me çfarë merret SPAK-u? Si me qenë repart i turpshëm i Edi Ramës dhe Taulant Ballës. Por ato janë paratë tuaja, janë paratë e taksapaguesve. Urdhëroni se me çfarë merren“, tha ai në një konferencë shtypi.

Teksa në KLP po diskutohet për pasuesin e Arben Krajës, Berisha ka akuzuar Ramën se po ndërhyn në proces. Sipas tij, Rama kërkon të vendosë Edvin Kondilin në krye të institucionit.

Kurrë në histori, as në romane, nuk mund të gjeni një betejë të turpshme midis një kryeministri dhe një ambasadori që në ligj nuk kanë lidhje me emërimin e kryetarit të SPAK. A keni dëgjuar ndonjëherë betejë të kryeministrit në emërtimet e prokurorit të përgjithshëm? Kurrë. Kjo është historia më e turpshme. Ç’punë ka një kryeministër se kush emërohet në krye të SPAK? Ka vetëm dosjen e tij, dosjen e djegësve ku ka firmosur Edi Rama dhe prandaj ai përpëlitet dhe bën këtë figurë të turpshme. Me ligj kryetari I SPAK ka vetëm një funksion, të ndajë dosjet, nuk I ndërhyn dot prokurorit”, tha ai.

Si raportonte Shkëlzen Berisha te Aldo Bumçi

Por pretendimet e Berishës nuk qëndrojnë. Faktet janë të qarta, pasi Bumçi i raportonte Shkëlzen Berishës, rreth vendimit të qeverisë për punishten e vdekjes, ku demontoheshin armët. Ish-ministri i Drejtësisë, Aldo Bumçi, nisi një faks për Gërdecin në adresë të Ministrisë së Mbrojtjes, në adresë të Shkëlzen Berishës.

Nuk dihet ende se ku e ka bazuar Aldo Bumçi këtë vendim, pra për të nisur shkresat zyrtare në adresë të fëmijëve të ish-kryeministrit Sali Berisha. Vetë Aldo Bumçi e ka mohuar këtë fakt, por shumë shpejt ai u zbulua, pasi sekretarja e Bumçit e konfirmoi faktin në prokurori.

Kur u hetua tragjedia nga Prokuroria e Tiranës, u mor në pyetje sekretarja, zonja Anjola Agolli. Ajo ka deklaruar se në kohën kur është dërguar faksi, sekretarja tjetër ishte me leje dhe ajo ka mbuluar të dyja turnet.

Ministri Bumçi shkruante me një lloj stilolapsi me bojë, por që shkruante si stilograf. Në rastin konkret shikoj që shënimi “për trajtim” është i ministrit Bumçi. Firma nuk duket si ajo e ministrit Bumçi dhe nuk e identifikoj dot. Më kujtohet kur e kam nisur faksin dhe shënimi i vendosur me shkrim dore tek cepi i majtë lart: “Për z. Shkëlzen Berisha”, është shkrimi i ministrit të asaj kohe, Aldo Bumçi. Këtë faks e kam nisur unë për tek Ministria e Mbrojtjes. Ministri më udhëzoi që t’ia nisja Ministrisë së Mbrojtjes me faks shkresën që kishte vënë shënimin “Shkëlzen Berisha”. Nga Ministria e Mbrojtjes më ka marrë një zë femre dhe më ka thënë se ata nuk kishin asnjë njeri me atë emër. Unë i kam thënë që ma kanë dhënë faksin për ta nisur dhe se unë vetëm po nisja faksin“, tha në dëshminë e saj ish-sekretarja e ministrit Aldo Bumçi.

Por, Bumçi nuk i raportonte Shkëlzenit vetëm nëpërmjet faksit, por edhe drejtpërdrejt. Këtë herë janë amerikanët ata që kanë zbuluar se ka pasur takime mes tyre. Në një kabllogram të ambasadës të publikuar nga Ëikileaks, thuhet se ka qenë po sekretarja e Bumçit që ka folur për takime.

Në një dëshmi, sekretarja e ministrit të Drejtësisë, Aldo Bumçi, tregoi për të paktën dy takime mes Bumçit dhe Shkëlzenit në 2007-ën. Dhe kur u pyet për një letër që Bumçi i dërgonte Mediut për aprovim të projekt-ligjit që do t’i hapte rrugë çmontimeve në Gërdec, ajo konfirmoi që Bumçi kishte shkruar mbi kapak “Për Shkëlzen Berishën”. Pas kësaj dëshmie, Bumçi, ende një deputet, akuzoi ish-sekretaren e tij për shpifje dhe e paditi atë. E frikësuar, sekretarja publikisht deklaroi se dëshmia kishte qenë e falsifikuar”, thuhet në kabllogramin e ambasadës amerikane.

Kryesore Berisha Gërdeci Shkëlzeni