Aktualitet 3 Shkurt 2023, 08:40

Rikthehen reshjet e dëborës, probleme në disa zona të Korçës; prani ngricash në rrugën e Arbrit

Shkruar nga Pamfleti

Korça përfshihet nga reshjet e dëborës, në zonat e Dardhës dhe Qarrit makinat kalojnë vetëm me zinxhirë! Prani ngricash në rrugën e Arbrit Gjatë orëve të natës,  Korça është përfshirë nga reshjet e dëborës të cilat janë shoqëruar edhe me erë të fortë. Fatmirësisht deri më tani nuk raportohet për akse të bllokuara ndërsa në zonën e Dardhës dhe të Qarrit kalimi me automjete bëhet vetëm me zinxhirë.

Trashësia e rrugëve të dëborës është deri në 25 cm.

Po ashtu në aksin e rrugës së Arbrit Fushë Bulqizë-Qafa e Buallit ka prani të ngricave. Kjo ka sjellë vështirësi në qarkullimin e mjeteve. Drejtuesve të mjeteve u bëhet thirrje që të jenë të kujdesshëm.

Një prej akseve problematike për të qarkulluar është edhe segmenti i Bypasit në tunelet e Qafë Murrizit. Ndërkohë pavarësisht pranisë së ngricave, rruga nuk është kriposur ende nga koncesionari.

Aktualitet reshjet e debores