Kosova27 Janar 2023, 20:08

Rikthehen tensionet në veri, sulmohet me armë zjarri makina e policisë së Kosovës në Zveçan

Shkruar nga Pamfleti
Rikthehen tensionet në veri, sulmohet me armë zjarri makina e

Tensionet në veri të Kosovës janë rikthyer sërish ditën e sotme, pasi disa persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të patrullës policore të Kosovës, në zonën e njohur si Banjskë, në Komunën e Zveçanit, të banuar me shumicë serbe.

Fatmirësisht nga ky sulm njoftohet se nuk ka zyrtar të lënduar, përveç dëmeve materiale të shkaktuara në automjetin e policisë.

Lidhur me rastin, autoritetet kanë njoftuar se janë ndërmarr veprimet e nevojshme operative hetimore, përfshirë edhe ekzaminimin e vendit të ngjarjes, nga ku është konstatuar se vetura është goditur me një predhë të armës së zjarrit.

Njësitet relevante policore kanë vazhduar me hetime intensive, duke arritur të identifikojnë një veturë të dyshuar të braktisur [xhip-opel], në një rrugë malore në distancë prej rreth 250 metra largësi, e cila dyshohet se mund të jetë e përfshirë në rast. Po ashtu në afërsi të automjetit të dyshuar janë vërejtur edhe gjurmët e personave të dyshuar të cilët kanë ikur në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftim.

Kjo nuk është hera e parë që incidentet të tilla ndodhin në veri të Kosovës, në mënyrë të përsëritur serbët e ndodhur në veri sulmojnë automjetet e autoriteteve Kosovare, duke rrezikuar jetët e policëve kosovarë.

Prishtine Kosove policia sulmohet