Sport16 Shtator 2022, 18:28

Rikthehet Tirana e frikshme, Redon Xhixha shkëlqen me tripletë ndaj Teutës

Shkruar nga Pamfleti
Rikthehet Tirana e frikshme, Redon Xhixha shkëlqen me tripletë ndaj

Rikthehet Tirana e frikshme, Redon Xhixha shkëlqen me tripletë ndaj Teutës

Tirana u është kthyer fitoreve në mënyrën më të mirë të mundshme me një dominim absolut kundër Teutës, të cilën e ka mposhtur me shifrat 4-0.

Loja nisi e kujdesshme dhe pa shumë ritëm me aksionet sulmuese. Visar Bekaj kreu një pritje të bukur ndaj Hebajt në minutat e para. Më pas fjala iu dha Redon Xhixhës që zhbllokoi takimin, teksa dhuroi një silurë nga 22 metra në minutën e 44.

Menjëherë pas nisjes së takimit do të vinte dyfishimi i shifrave, me Hasanin që tundi rrjetën. Redon Xhixha vazhdoi të thellonte shifrat në minutën e 57 për të gjetur cepin e rrjetës, ndërsa në minutën e 90 gjeti tripletën nga 11-metërshi për t’i dhënë dush të ftohtë ekipit të Bledi Shkëmbit.

Pas kësaj ndeshjeje, Tirana ngjitet përkohësisht në vendin e dytë me 8 pikë, kurse Teuta në vendin e 9 me 3 pikë.

 

Sport Kategoria Superiore Teuta Tirana