Sport10 Gusht 2022, 21:35

Rikthim i bujshëm për Skënderbeun, paqe në 2 miqësoret juglindore

Shkruar nga Pamfleti
Rikthim i bujshëm për Skënderbeun, paqe në 2 miqësoret

Rikthim i bujshëm për Skënderbeun, paqe në 2 miqësoret juglindore

U zhvilluan në juglindje të vendit 2 duele miqësore të cilat përfunduan në barazim 1-1. Në Korçë u përball Skënderbeu i Migen Memellit me Devollin, skuadër që militon në Kategorinë e Dytë.

Bardhekuqtë nuk mundën të shkonin më shumë se barazimi në këtë duel. Një ndeshje më 2 tablo, teksa në fragmentin e parë, trajneri Memelli hodhi në fushë, lojtarët në provë dhe ata të ardhur nga ekipi i të rinjve. Në pjesën e dytë, trajneri i korçarëve hodhi në fushë altilerinë e rëndë, por nuk mundi ta përmbyste sfidë. Golin e barazimit për Skënderbeun e shënoi Dean Liço me kokë.

Interesant është fakti që Rendi Dumfur ka veshur sërish fanelën e Skënderbeut. E çuditshme pasi mesfushori 21-vjeçar u bashkua me AO Episkopin gjatë verës. Skuadra që milion në ligën e dytë greke e zyrtarizoi, ndërsa mbetet për t’u zbuluar çfarë ka ndodhur.

Një tjetër duel interesant u luajt në juglindje të vendit, në stadiumin e Pogradecit u përballën vendasit e trajnerit Samuel Nika, me Besën e Kavajës.

Edhe kjo përballje nuk prodhoi fituesit. Pogradecarët, që këtë sezon do të militojnë në Kategorinë e Dytë, kaluan të parët në avantazh me anë të Berberit që shënoi me penallti, ndërkohë që për Besën barazoi mesfushori Sulovari në minutën e 50.

Sport Besa e Kavajës ndeshja miqësore Pogradeci Skënderbeu