Sport30 Mars 2022, 19:52

Shkruar nga Pamfleti

Rikthim i hidhur për Teutën në “Niko Dovana”, Teuta ‘zgjohet’ vonë, Laçi i prish festën dhe është me një këmbë në finalen e Kupës

Rikthimi në shtëpi pas 8 muajsh për Teutën nuk shkoi ashtu siç pritej. Kampionët në fuqi të Superiores u mundën në gjysmëfinalen  e parë me Laçin në Kupë, pikërisht në “Niko Dovana”, me kurbinasit që fituan 2-1 dhe që ishin më të qartë dhe konkretë në fushë.

Një gol që në minutën e 6 nga Ujka me një predhë nga jashtë zone ndërlikoi ndeshjen për durrsakët, teksa skuadra e Josës bëri më të mirën dhe mori atë që donte.

Në minutën e 40, Teuta mori një penallti, por VAR-i e anuloi pasi nuk pati kontakt në zonë ndaj Hebajt, teksa edhe pjesa e dytë nisi me një tjetër gol për bardhezinjtë.

Në minutën e 58, Adeleke fitoi një duel shpejtësie me mbrojtjen e Teutës, duke mposhtur portierin Qirko dhe për të vulosur fitoren. Teuta ndryshoi marsh në minutat e mbetura, duke iu afruar golit të cilin e realizoi në sekondat e fundit nga Todorovski.

Ai gol mban në lojë ende Teutën në fakt për të ruajtur shpresat për një përmbysje në ndeshjen e dytë gjysmëfinale.

Sport Kupa e Shqipërisë Laçi ndeshja gjysmëfinale Teuta