Bota10 Tetor 2022, 12:12

Rikthimi i sulmeve në Kiev, ministri ukrainas: Putini, një terrorist që flet me raketa

Shkruar nga Pamfleti

Pas shpërthimeve me raketa që zgjuan Kievin këtë mëngjes, ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba e ka cilësuar presidentin rus Vladimir Putin si terrorist.

Taktika e vetme e Putinit është terrori mbi qytetet paqësore të Ukrainës, por ai nuk do ta shkatërrojë Ukrainën. Kjo është gjithashtu përgjigja e tij ndaj të gjithë qetësuesve që duan të flasin me të për paqen: Putini është një terrorist që flet me raketa,” shkroi Kuleba në Twitter.

Multiple Russian missile strikes across Ukraine. Putin’s only tactic is terror on peaceful Ukrainian cities, but he will not break Ukraine down. This is also his response to all appeasers who want to talk with him about peace: Putin is a terrorist who talks with missiles.

— Dmytro Kuleba (@DmytroKuleba) October 10, 2022

Përveç Kievit, ka raportime se edhe qytetet e tjera ukrainase si Dnipro, Lviv dhe Ternopil  janë goditur nga shpërthimet. Shërbimi i emergjencave në Ukrainë, tha se ka të vrarë dhe të plagosur në Kiev, por ende nuk dihet numri i saktë i viktimave.

Ka raportime se edhe qytetet e tjera ukrainase si Dnipro, Lviv dhe Ternopil  janë goditur nga shpërthimet.

Kjo është hera e parë që Kievi goditet pas disa muajsh dhe shpërthimet duket se kanë ndodhur më afër qendrës sesa sulmet e mëhershme që kanë goditur kryeqytetin ukrainas, qëkur Rusia nisi pushimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Shpërthimet në Kiev vijnë disa ditë pasi ura e vetme që lidh Rusinë me Gadishullin e aneksuar ukrainas të Krimesë, u dëmtua nga shpërthimet.

Bota #Dmytro Kuleba Ukraina