Bota 5 Maj 2022, 14:17

Rindërtimi i Ukrainës, presidenti i KE-së: Të shesim asetet e konfiskuara ruse

Shkruar nga Pamfleti
Rindërtimi i Ukrainës, presidenti i KE-së: Të shesim asetet

Rindërtimi i Ukrainës, presidenti i KE-së: Të shesim asetet e konfiskuara ruse

Në një intervistë me agjencinë e lajmeve Interfax, presidenti i Këshillit Europian tha se BE duhet të konfiskojë dhe shesë asetet ruse dhe të përdorë të ardhurat për të rindërtuar Ukrainën, raporton The Guardian.

“Jam absolutisht i bindur se kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme jo vetëm për të ngrirë asetet ruse, por edhe për të bërë të mundur konfiskimin e tyre, dhe për t’i përdorur për rindërtimin e Ukrainës.”

BE tha muajin e kaluar se kishte ngrirë 30 miliardë euro asete të individëve rusë dhe bjellorusë.

Michel është zyrtari i parë i lartë i BE-së që ka propozuar diçka të tillë.

Presidenti i SHBA-së Joe Biden propozoi javën e kaluar që pasuritë e sekuestruara të oligarkëve të “shiten” për “të korrigjuar dëmin e shkaktuar nga Rusia dhe për të ndihmuar në ndërtimin e Ukrainës”.

Por konfiskimi i pasurive të individëve të sanksionuar “nuk është aq i thjeshtë” dhe do të ishte “një proces i vështirë dhe i gjatë.

Bota #asete KE rindërtim Ukrainë.