Aktualitet14 Nëntor 2022, 13:26

Rindizet konflikti/ Basha përplaset me Berishën: “Non grata”, Meta e Rama janë bashkë, kanë lidhje me krimin e korrupsionin

Shkruar nga Pamfleti
Rindizet konflikti/ Basha përplaset me Berishën: “Non

Rindizet konflikti mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. Pas largimit nga drejtimi i PD, Basha u tërhoq nga aktivitetet publike duke injoruar çdo sulm dhe akuzë, por sot ai dhe Berisha janë përplasur ashpër. Këtë herë “mollë sherri” është bërë Porti i Durrësit.

Ishte Sali Berisha, ai i cili në një dalje për mediat akuzoi Bashën se është i përfshirë në aferën me arabët.

Ky monizëm e ka bërë kombin më të varfër. Ky monizëm nuk ka të ndalur aferat e tmerrshme të Edi Ramës. Ka vjedhur 420 mln euro me firmën e tij për ndërmarrjen e tij të djegësve, dhe mbyll djegësin e Elbasanit me SKAPIN e tij, vërsulet i tërbuar për të vjedhur 1 milion metër katrorë tokë, me një sipërmarrje, shumë shpejt do njiheni me dokumente false, 60% të aksionerëve janë thjeshtë Edi Rama Lulzim Brava, dhe mafiozë rreth tyre, ndaj dhe emrat nuk thuhen dhe po organizojnë vjedhjen më të tmerrshme që Durrësi ka njohur. Por ne do i dalim zot”, tha Berisha.

Por nuk ka munguar përgjigjja e Bashës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha i cilëson si mashtrime akuzat e Berishës. Sipas tij, Trekëndëshi i Bermudës (Rama-Berisha-Meta) janë ende bashkë.

Sa herë do të fshehë diçka, non grata hap thesin e mashtrimeve dhe shpifjeve. Trekëndëshi i Bermudës është i pandarë në korrupsion, lidhje me krimin dhe minim të demokracisë. E vërteta është e thjeshtë: Bashkë i kanë oligarkët dhe mediat, lejet, kullat, koncesionet e tenderat, bandat dhe policët e gjyqtarët e korruptuar”, tha ai në rrjetet sociale.

Pas kaq shumë muajsh heshtje, sot duket se ka qenë përballja e parë Basha-Berisha.

Kryesore