Sport 9 Gusht 2018, 18:27

Rinis telenovela “Susso”, tani mbetet gjithçka brenda Italisë!

Shkruar nga Pamfleti
Rinis telenovela “Susso”, tani mbetet gjithçka brenda

Një fjali e thënë aty ku nuk duhet mund të ndryshojë komplet rrjedhën e ngjarjeve në merkato. “A do të vish të luajmë bashkë te Roma?” Në ditët e kaluara, Perotti kishte ngacmuar milanistin Suso, me një hipotezë merkatoje në Instagram. Gjithçka u përgënjeshtrua por duket se nuk janë punët ashtu. 

Skenari nuk është mbyllur plotësisht dhe këtë e tregon vizita e menaxherit të Suso në Trigoria, pika stërvitore e Roma. Marrëveshja është e vështirë për t’u realizuar në këtë javë të fundit të merkatos, por alternativa nuk ka perënduar plotësisht.

Alessandro Lucci ka takuar drejtorin teknik të Roma, Monchi, duke rikthyer në skenë hipotezën e një shkëmbimi, përse jo, pikërisht me Perotti, që do të kishte bërë më mirë të shkruante: “A do vish te Roma, të shkojë unë te Milan?”

Sport Milani Susso