Sport26 Tetor 2018, 13:04

Rinovimi me Brozovic, tek Interi tregohen me “spec djegës”

Shkruar nga Pamfleti
Rinovimi me Brozovic, tek Interi tregohen me “spec djegës”

Interi rinovoi me 6 lojtarë diën e djeshme. Mes tyre edhe Marcelo Brozovic, shumë i lakmuar së fundmi.

Zikaltërit janë treguar inteligjentë, pasi kanë modifikuar klauzolën e largimit të tij. Mesfushori kroat, përveç se ka firmosur deri në vitin 2022 (kontrata aktuale i skadonte në 2021), do të ketë edhe një rrogë më të lartë, por sidomos tashmë klauzola për prishje kontrate do të shkojë në 60 mln euro dhe bëhet fjalë për jashtë vendit.

Kjo marrëveshje e re bëhet për faktin se zikaltërit duan të përfitojnë nëse e shesin, por u vendos 60 mln euro pasi lojtari nuk do të ishte dakord për më shumë, nëse kërkohet jashte.

Sport