Kosova28 Nëntor 2022, 13:39

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora dhe nëna e saj, Vera, i janë bashkuar thirrjes në Kosovë për raportimin e dhunës.

Nëpërmjet një videoje të publikuar nga ministrja kosovare e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ëma e Ritës theksoi se rastet e dhunës duhet raportuar tek organet kompetente.

“Ne jemi këtu për ju, ju lutem raportoni të gjitha rastet e dhunës te organet gjegjëse”, dëgjohet të thotë ajo në video.

Kjo fushatë ishte nisur nga institucionet, pasi ishin raportuar disa raste për dhunë në familje dhe raste të dhunimeve.

Ndër rastet e fundit të dëgjuara në Kosovë, ishte vrasja e një arsimtareje 63-vjeçare nga bashkëshorti i saj në Prishtinë.

Ndërsa një rast tjetër i dhunimit ndër më të përfolurit muajt e fundit në Kosovë, ishte ai i 11-vjeçares në Prishtinë nga 12 persona, të ndarë në dy raste.

Prishtine Rita Ora Vera Ora

Kosova