
Gjykata e Tiranës ka miratuar kërkesën e grupit të Rithemelimit të Partisë Demokratike për të regjistruar ndryshimet statutore të miratuara në Kuvendin e mbajtur në 11 Dhjetor të vitit të kaluar.
Konflikti i brendshëm në Partinë Demokratike ka kthyer gjykatën e Tiranës në një institucion ku nuk bëhet drejtësi, por politikë.
Ditën e sotme gjyqtari Agron Zhukri miratoi kërkesë e Rithemelimit për ndryshimin e statutit bazuar në Kuvendin e 11 dhjetorit.
Ky është një rast i paprecedentë në historinë e drejtësisë.
Dje Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi hodhi akuza ndaj gjyqtarit, duke thënë se seanca u caktua vetëm pasi ai u takua me një përfaqësues të Berishës.
“Së pari, gjykata do të duhet të ketë kujdes dhe gjyqtari përkatës të mos i futet aventurave siç i është futur këto ditë. Gjyqtari nuk ka dosje në tavolinë dhe dje pasi ka patur një takim me një përfaqësues të Berishës ka caktuar datë për seanca pa patur dosje. Kjo është shkelje
Nesër është e pamundur të shqyrtohet. Ajo çka është bërë është çmenduri. Nëse gjyqtari i ka thënë burgut hapu, mund të bëjë çdo lloj çmendurie. Prandaj me shumë gjasa nuk do të ketë një vendim”, tha Bardhi për News24.
Ndërkohë ndryshimet në Statut përfshijnë gati një parti të re, duke zhbërë strukturat drejtuese që ishin, më shkarkim të nënkryetarëve, me logo dhe vulë të re të partisë.
Ndër ndryshimet më të rëndësishme, është neni që detyron kreun e Partisë që në rast se humb zgjedhjet e përgjithshme të largohet dhe në rast se humb zgjedhjet lokale të kalojë në votëbesim. Në këtë statut, Berisha riktheu referendumin e anëtarëve për vendime të rëndësishme, pikë që e futi në fuqi vetëm një javë më pas, duke zhvilluar referendumin për shkarkimin e Lulzim Bashës. Ndërkohë që disa ditë më parë gjykata regjistroi statutin e Bashës të korrikut 2021.
10 vendimet të Kuvendit Kombëtar të PD, thirrur nga Berisha ishin: