Në muajt e fundit është folur shumë për Zhoao Pedro, por sulmuesi që Roberto Mançini beson se mund t’i dhurojë një biletë për në Katar mund të jetë Mario Baloteli.
Sipas “Sky Sport”, trajneri “Azzurr” është bindur për të grumbulluar sërish në përfaqësuese SuperMarion. Mançini beson se Baloteli mund t’i japë një dorë në kombëtares duke parë dhe formën e mirë që po kalon me Adana Demirspor, 8 gola në 20 ndeshje.
Baloteli nuk luan për Italinë që nga 7 shtatori i vitit 2018, por Mançini ka ndërmend t’i japë dhe një shans të dytë.