
Anëtari i Kryesisë së PD, Roland Bejko beson se PD do të dalë me kandidatë të ndarë në zgjedhjet lokale të 14 majit, njësoj si në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit 2022 në 6 bashki, ku votat e PD u ndanë në dy fraksione.
Bejko akuzoi kreun e “Foltores”, ish-kryeministrin Sali Berisha se nuk do të mbështesë daljen me kandidatë të përbashkët për 61 bashki nga opozita, pasi i intereson vetëm të jetë lider i opozitës dhe jo të vijë në pushtet.
Bejko shtoi se Rama është akoma më i avantazhuar për të fituar zgjedhjet e ardhshme nga perceptimi negativ i shoqërisë ndaj liderëve të opozitës Sali Berisha-Ilir Meta.
“Ka mundësi që të përsëritet edhe 6 marsi. Berisha ka qenë kundër daljes me një kandidat, pasi atij nuk i intereson fitorja. Atij i duhet të fitojë opozitën. Edhe pse Rama ka 9 vite në pushtet sipas sondazheve, ai është më pak i kundërshtueshëm se Berisha dhe Meta, kështu fitorja është e pamundur”, u shpreh fillimisht Roland Bejko. Për bllokimin e Kuvendit nga Berisha dhe deputetët e tij ditën e enjte, Bejko e konsideroi si bashkëpunim mes kreut të “Foltores” dhe kryeministrit Edi Rama për të penguar deputetët e Enkelejd Alibeajt për ta sulmuar ish-kryeministrin se po bllokonte debatin ndaj Ramës lidhur me skandalin “McGonigal”., tha ai për mediat.
Bejko beson se Berisha po ndihmon rivalin e tij Rama për të qëndruar akoma më shumë në pushtet.
“Berisha kishte hyrë në grupin e Alibeajt. Siç e thamë Berisha nuk i takon të hyjë në këtë skenar të Edi Ramës. Berisha ndërhyri me skenarin e Ramës dhe largoi nga politika Lulzim Bashën, duke e ndarë PD në katër pjesë. PD tanimë nuk mund të konsiderohet parti pushteti. Berisha ndihmon Ramën të jetë në pushtet. Ai bllokoi foltoren për të penguar deputetët e Alibeajt, pasi ata do ta sulmonin Berishën pse pranoi skenarin e Ramës”, përfundoi anëtari i Bejko.