Aktualitet28 Korrik 2022, 13:56

Roli i At Gjergj Fishtës në vendosjen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri!

Shkruar nga Pamfleti

Roli i At Gjergj Fishtës në vendosjen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri!

Shkruan Agron Gjekmarkaj 

Sot është 100 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqiperi. Kjo është një ditë e shënuar në historinë e kombit tonë. Mbase data kur mund të thuhet që shqiptari “vojt kah perendimi”, siç shprehej Luigj Gurakuqi kur Shqiperia u bë pavaruar formalisht, më 28 Nëntor 1912, për të mos ndërruar më drejtim.

Sot, në Pallatin e Kulturës në Tiranë, me prezencën e autoriteteve më të larta shtetërore dhe të shkëlqesisë Kim, u thanë shumë fjalë entuziazmi, të verteta e të ndjera. Kryeministri Edi Rama, i cili e shfrytezoi rastin për të bërë edhe politikë në kurrizin e kundërshtarëve, citoi si kontribues në këtë akt, Fan Nolin, të cilit nuk i duhet hequr asgjë (Nolit), me shumë mirënjohje, duke risjellë ne kujtesë një bisedë të shkurtër mes Peshkopit  dhe Presidentit Uillson.

Por gjithmonë harrohet At Gjergj Fishta, shpresoj nga padija, për t’ja thënë një fjalë nderi për protagonizmin e tij në këtë ngjarje të vitit 1922! Poeti kombëtar pat vizituar Amerikën në Pranverën e këtij viti me yshtjen e Vatikanit, për disa muaj, pikërisht për të lobuar me ndërmjetësimin e kardinalëve dhe  senatorëve  katolikë, njohjen e Shqipërisë! Kjo letër jo e panjohur, dërguar sivëllaut të tij françeskan, gjuhëtarit At Justin Rrota, e dëshmon këtë!

Atë që etërit themelues realizuan me shumë mundim, duhet ta ruajmë nga çdo mundim për ta cënuar. Me mirënjohje e përulje duhet kujtuar sot edhe At Gjergj Fishta.

 


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Forum agron gjekmarkaj marrëdhëniet Shqipëri-SHBA roli i At Gjergj Fishtës