Sport 8 Shtator 2022, 21:22

Roma e nis me humbje Europa Ligën, Arsenali nuk fal në transfertë, Fiorentina zhgënjen në shtëpi

Shkruar nga Pamfleti
Roma e nis me humbje Europa Ligën, Arsenali nuk fal në

Roma e nis me humbje Europa Ligën, Arsenali nuk fal në transfertë, Fiorentina zhgënjen në shtëpi

Europa Liga dhuroi surpriza të mëdha që në ndeshjet e para të grupeve. Roma u mund 2-1 në Bullgari nga Ludogorets. Të parët që realizuan ishin vendasit me Kauli, ndërsa për barazimin mendoi Shomorodov në minutën e 86.  Ekipi i drejtuar nga Zhoze Murinjo e pësoi pak minuta nga  fundi, pas golit të Nonatos.

Arsenali ka treguar karakter në Zyrih, duke fituar me rezultatin 1-2. Pjesa e parë përfundoi në barazim 1-1, ku golit të Markuinjos iu përgjigj lojtari i Kosovës, Mirlind Kryeziu. Londinezëve i mjaftoi goli i Nketiah në pjesën e dytë për të marrë 3 pikë.

Surpriuzë ishte edhe barazimi i Fiorentinës në shtëpi ndaj letonezëve të Rigës.

Sport arsenali Fiorentina Roma