Sport 7 Qershor 2019, 17:04

Roma i habit të gjithë, merr “Zorrën” si trajner të ri

Shkruar nga Pamfleti
Roma i habit të gjithë, merr “Zorrën” si trajner

Roma negocioi me disa emra të ndryshëm, por Conte, Mourinho dhe Gasperini refuzuan me mirësjellje uljen në stolin verdhekuq.

Një zgjedhje surprizë, por drejtuesit besojnë fort në cilësitë e tij. Flasim për Paulo Fonsekën, portugezin që drejton Shaktar Donetsk prej vitit 2016.

Sipas raportimeve të Sky Sport, klubi italian ka arritur akordin me 46-vjeçarin, i cili pritet të zbarkojë në Romë ditën e hënë për të firmosur më pas kontratën me klubin e ri.

Veshja e Zorros justifikohet me fitoren ndaj Manchester City-t. Ai kishte premtuar se do të vishej si Zorro nëse triumfonte në Champions dhe ia doli.

 

Sport